Milingona’s cover photo
Milingona

Milingona

E-learning

Prishtina, Prishtina 533 followers

Trajnime Online me Video | Blog | Lajme

About us

Qendra e Trajnimeve Online (QTO) Milingona, është një platformë edukative e cila u ofron trajnime online në formë të video-trajnimeve, të cilat, përveç platformës tonë https://milingona.al, mund t’i gjeni në kanalet tona në youtube.com/milingona dhe në video.gjirafa.com/milingona. Përveç video-trajnimeve, Milingona u ofron artikuj trajnimi përmes rubrikës BLOGU, ndërsa në rubrikën LAJMET mund të gjeni lajme nga sfera të ndryshme profesionale. Platforma Milingona, do të jetë ekskluzivisht profesionale, duke ofruar trajnime nga më të ndryshmet, me qëllim transmetimi të dijeve të profesionistëve tek të rinjtë që janë duke mësuar/studiuar, por edhe tek secili që i duhet për studim, punë apo thjeshtë ka interesim. Kjo bëhet me qëllim që të ndihmohen të gjitha grup-moshat që të zhvillojnë njohuri të reja në fusha profesionale, duke kontribuuar kështu drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shoqërisë në hapësirën mbarë shqiptare. Milingona, është themeluar si alternativë duke pasur ide – që trajnimet t’ua sjellë në shtëpi, zyrë, apo edhe nëse jeni duke lëvizur me pajisje mobile (Celular, tablet, notebook etj.), në mënyrë që shfrytëzuesit t’i ndjekin ato në kohën e tyre të lirë, apo kur ata të kenë nevojë për to.

Website
https://milingona.al
Industry
E-learning
Company size
11-50 employees
Headquarters
Prishtina, Prishtina
Type
Privately Held
Founded
2016
Specialties
E-Learning, IT, and Rrjete Sociale

Locations

Employees at Milingona

Updates

  • A është mjedisi juaj i Active Directory (AD) thjesht një katalog pasiv teknik, apo trajtohet si shtylla kryesore e sigurisë kibernetike që mbron të gjithë infrastrukturën e kompanisë? Në epokën e sulmeve të avancuara kibernetike, Active Directory është shndërruar në shënjestrën kryesore të hakerëve (p.sh. përmes teknikave si Kerberoasting ose BloodHound). Megjithatë, shumë departamente të TI-së ende e menaxhojnë atë në mënyrë ad-hoc dhe reaktive. Për të parandaluar komprometimin total të rrjetit, administrimi i AD-së duhet të kalojë nga një detyrë rutinë në një model të strukturuar të qeverisjes së shërbimeve. Në postimin e mëposhtëm, kam përmbledhur se si integrimi i praktikave të ITIL mbi Active Directory optimizon mbrojtjen dhe parandalon ndërprerjet në shkallë korporative.

  • A performon ekipi juaj i DBA-ve sipas një modeli thjesht reaktiv "Break-Fix", duke ndërhyrë vetëm pas gjenerimit të alarmeve për downtime? Në epokën e transformimit digjital, administrimi i bazave të të dhënave (DBA) nuk mund të trajtohet më si një funksion i izoluar operativ (Silo). Ai duhet të pozicionohet si një shtyllë strategjike e qeverisjes së të dhënave, duke garantuar disponueshmëri të lartë, integritet dhe kontinuitet të shërbimeve kritike. Në postimin e mëposhtëm, kam trajtuar se si integrimi i praktikave të ITIL mbi mjediset komplekse të të dhënave (si Oracle apo SQL Server) rrit efikasitetin operacional dhe minimizon rreziqet në mjediset e prodhimit. Detajet e plota 👇

Affiliated pages

Similar pages